Ruçi komplimenton deputetin e
PD pas “sherrit” me Ulqinakun

Ruçi komplimenton deputetin e<br />PD pas “sherrit” me Ulqinakun
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka komplimentuar deputetin e ri të Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, në seancën plenare.

Ruçi e komplimenti dhe falënderoi Spahian pas fjalës së tij në sallën e Kuvendit, duke thënë se ishte i vetmi deputet që foli për rendin e ditës.

Më tej, kryeparlamentari shtoi se sipas rregullave parlamentare çdo diskutant duhet të flasë për thelbin e çështjes dhe se Spahia ishte shembull. 

“Sipas rregullave parlamentare çdo diskutant duhet të flasë për thelbin e çështjes, dhe Spahia ishte shembull, duke folur nga fillimi deri në fund për aktin normativ. Faleminderit z.Spahia. 

Ndërkohë, pak më parë, gjatë seancës, Ruçi pati një debat me deputeten e PD në Shkodër, Izmira Ulqinaku. Kjo e fundit akuzoi Ruçin për ngjarjen e 2 prillit në vitin 1991 në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 të rinj.

Duke u shfajësuar, Ruçi i kërkoi deputetes së re demokrate të njohë më mirë faktet dhe ngjarjen, ndërsa i mbylli mikrofonin, teksa ajo kërkoi replikë. Kjo revoltoi deputetët e PD dhe LSI në sallë, të cilët filluan të godasin me duar tavolinat.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve