Kryesia në mbledhjen e djeshme propozoi unanimisht emrin e Gramoz Ruçit për Kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, vendim që u formalizua në mbledhjen e grupit, dje në mesditë. Kryesia u njoh, gjithashtu, edhe me kalendarin e aktiviteteve të javës që vjen, kur edhe qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën.
“Ministrat kanë kohë që kanë nisur përgatitjet dhe ju siguroj se skuadra qeveritare ka gjithçka gati–të detajuar për çdo ministri brenda një plani pune 100 dhe 300 ditor. Edhe sinteza e programit qeverisës të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, është gati e tanimë po redaktohet gjuhësisht për t’ju paraqitur Kuvendit.
Sot(dje) nis edhe përgatitja e këtij grupi të ri kuvendor, me rizgjedhjen krejt natyrale të kryetarit të grupit, Gramoz Ruçi. I cili, dhe pse gëzon konsensusin më të plotë, me dëshirën e tij si gjithmonë, ka kërkuar kalimin përmes votimit të fshehtë të kandidaturës së vetme”, ka deklaruar Rama në mbledhjen e grupit të PS. Pas kësaj Ruçi është votuar me 100% të votave.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com