Ruçi në Gjenevë: Reforma në
Drejtësi, pikë kyç për rrugën në BE

Ruçi në Gjenevë: Reforma në<br />Drejtësi, pikë kyç për rrugën në BE<br>
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi pritet në një takim në Gjenevë nga Cihan Sultanoglu, zyrtare e lartë e OKB-së Cihan Sultanoglu, Kryetare e UNDG, asistent administratore dhe drejtore e Byrosë Rajonale për Evropën dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura.

Ruçi foli për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe PNUD.

“Shprehim mbështetjen tonë për Zyrën e PNUD-it në Tiranë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekzistues dhe avancimin e synimeve të përbashkëta dhe programeve të bashkëpunimit midis Qeverisë dhe Shqipërisë dhe PNUD-it.”

Ai përmend se projektet e Qeverisë për integrim i përmbushin prioritetet e vendit.

“Shprehim besimin se projektet që po zbatojmë nën “Një OKB” përmbushin prioritetet e vendit, të përfshira në programin e Qeverisë Shqiptare dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin 2015-2020. Në kuadrin e SDG-ve dhe axhendës 2030, Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me misionin e UN në Tiranë filloi një zbatim gjithëpërfshirës në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin 2015-2020 dhe axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.”

Ruçi ka informuar Sultanoglun mbi miratimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë kryerjen e reformës në sistemin e drejtësisë dhe të ligjeve mbi Vetting. Sipas Ruçit, zbatimi i reformës në Drejtësi përbën rëndësi kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Angazhimi i qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, si një nga elementët kuç për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti