Ruçi: Nëse PD kërkon,Tahiri të
raportojë te 'Siguria'/ Debatet në PS

Ruçi: Nëse PD kërkon,Tahiri të<br />raportojë te 'Siguria'/ Debatet në PS
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist është përqendruar tërësisht në çështjen e përgjimeve të pretenduara nga opozita. Burime të Shqiptarja.com, të cilët në këtë histori përgjimesh kanë qenë akoma më të rezervuara, bëjnë me dije se fillimisht, deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare i kanë kërkuar ministrit të brendshëm informacion mbi aparaturën e përgjuar, nëse ajo ekziston apo jo. “Ne patëm një diskutim sot në komision, por do të donim që edhe nga ministri të sqarohet se çfarë po ndodh në të vërtetë, që nesër në Komision të mos kemi një diskutim mbi çështje mediatike, por mbi fakte zyrtare”-ka thënë Piro Lutaj. Në përgjigje të këtij shqetësimi, ministri Sajmir Tahiri ka thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi nuk ekziston një pajisje e tillë përgjuese.

“Më lejoni që unë të sqaroj grupin parlamentar për këtë çështje. Ajo pajisje nuk është çfarë flitet, nuk ka përgjuar e nuk përgjon askënd. Është një pajisje që përdoret për instruktimin e oficerëve të policisë dhe që na vjen nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Ajo pajisje dhe ky trajnim është bërë në kohën e Berishës, po bëhet dhe tani. Ajo çka thuhet për historinë e përgjimit është një abuzim i vërtetë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv