Grupi parlamentar i PS-së dhe dje u mblodh nën drejtimin e kryetarit gramoz Ruçi. Që në fillim është diskutuar për seancën e ditës së enjte, e cila ka si rend dite disa marrëveshje, por edhe për disa ndryshime për ligjin nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, për krijimin e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës dhe ku kompetencat do t’i kalojnë Ministrisë së Kulturës.
 
Ruçi ka kërkuar nga ministrant e kabinetit qeveritarë që të jenë prezentë vetë në komisionet e kuvendit për të mbrojtur projektligjet e tyre dhe jo të dërgojnë asistentët.
 
Njëherësh është kërkuar përshpejtimi i punës me projektligjet.
 
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar Ruçi, ka informuar deputetët e PS-së se ditëne mërkurë më 5 mars, në orën 18.00 duhet të jenë në seancën e posaçme të Kuvendit për të dëgjuar fjalën e presidentit Italian Napolitano.
 
Ndërkohë është diskutuar edhe për seancën e ditës së hënë të javës së ardhshme, ku janë në axhendë  projektligji për “Amnistinë” dhe ia për disa ndryshime në Kodin Penal.
 
Ruçi në lidhje me thirrjen e kreut të SHISH në Komisionin e Sigurisë ditën e mërkurë, është shprehur se antarët e këtij komisioni e kanë të qartë axhendën e tyre në komision.

Shkrimi u publikua sot (04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(o.s/shqiptarja.com)