Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur sot në një takim Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin.
/Shqiptarja.com
Gjatë bashkëbisedimit, pasi falënderoi kontributin e NDI për zhvillimin proceseve demokratike në vend, Ruç paraqiti edhe një panoramë të veprimtarisë parlamentare në këtë legjislaturë të re.
Ruçi deklaroi edhe një herë se ka një projekt/Kod të Sjelljes për deputetët, i cili synon përmirësimin e etikës në parlament.
“Miratimi i Kodit të Sjelljes do të sjellë përmirësimin e etikës parlamentare në një linjë me standardet më të larta të funksionimit të parlamenteve europiane”, tha Ruçi.
Nga ana e tij, Benjamin, pasi siguroi edhe njëherë mbështetjen e NDI-së për Kuvendin e Shqiupërisë, të Shqipërisë, vuri theksin në rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











