Trajneri Ruben Amorim është me 'këmbë në tokë'. Milani i tij në dy ndeshjet e para të sezonit në Serie A ka marrë gjashtë pikë, por portugezi thotë se ka shumë punë përpara. Milani triumfoi 2-1 ndaj Torinos në transfertë në ndeshjen e parë, ndërsa në javën e dytë kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Venezias në 'San Siro'.

Pas fitores së djeshme kundër Venezias ai u shpreh se duhet të punojë edhe me mbrojtjen, që në rast sulmi të ekipit, edhe ata të dalin më përpara.

"Në këtë ndeshje, treguam se kemi ende shumë punë për të bërë. Vështirësuam punën tonë në situatat mbrojtëse një kundër një. Thashë se do të ishte një ndeshje më e vështirë se kundër Torino dhe kështu ndodhi. Dhe, pak nga pak, iu nënshtruam stilit të lojës së Venezia, duke marrë shumë rreziqe.

E futa Saelemaekers sepse kishim nevojë për cilësi. Ndonjëherë nuk fiton bukur, duhet të punojmë me mbrojtësit tanë, sepse kur sulmojmë, lojtarët tanë nuk duhet të qëndrojnë në vend, por duhet të jenë gati për t’u ngjitur sipër. Mund të marrim rreziqe, por ata duhet të jenë gati.

Sa gola i kërkova Gonçalo Ramos? Paguam shumë para për të, kështu që ai duhet të shënojë, por nuk i kërkova një numër specifik. Gjëja më e rëndësishme është se pas dy rasteve të para të humbura, erdhi i treti dhe ai shënoi me qetësi“, deklaroi Amorim.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani 'i frikshëm' këtë fillim sezoni, fiton 2-0 kundër Venezias në 'San Siro'