Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini

Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini

Marco Rubio

Një kritik i zëshëm i Kinës, senatori i Floridës Marco Rubio ka propozuar një projektligj për të rigjallëruar politikat industriale të Shteteve të Bashkuara dhe për të tkurrur varësinë ndaj importeve kineze. Ai po ashtu mbështet heqjen e avantazheve tregtare që i janë dhënë Kinës, një qëndrim që e ka mbajtur që nga 2022.

“Për më shumë se 2 dekada ne nuk bëmë asgjë, Kina minoi në mënyrë të vazhdueshme forcën tonë ekonomike duke na vjedhur teknologjinë kritike, aftësinë tonë prodhuese, vendet tona të punës. Ne nuk bëmë asgjë ndërsa ata shkatërruan kohezionin tonë social (forcën që mban të bashkuar shoqërinë tonë) duke na marrë ato vende pune”, do të shprehej në 29 mars të 2022 zoti Rubio.

Tani që është emëruar për të qenë kryediplomati i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, zoti Rubio ka përkrahur idenë e fuziqimit të partneritetit global kundër asaj që ai e cilëson si agresion në rritje të Kinës, nga pikëpamja ekonomike dhe ushtarake.

“Kina tani synon imperializmin ekonomik duke futur në kurth vendet në zhvillim përmes huave të padrejta, huave shrytëzuese të nismës ‘Një brez një rrugë’. Ato paraqesin një rrezik për aleatët dhe partnerët tanë në vende si Tajvani, Japonia, India apo gjetkë”, shprehej zoti Rubio në 2022.

Si drejtues i komisionit dypartiak në Kongresin amerikan mbi çështjet që lidhen me Kinën, zoti Rubio ka mbështetur lëvizjet pro-demokratike në Hong kong.

Më pas Pekini vuri sanksione ndaj tij, për atë që Kina e cilësoi si “përfshirje të tij në çështje që lidhen me Hong-Kongun”.

Po ashtu, zoti Rubio ka nxitur ndalimin e importeve të lidhura me punën e detyruar në rajonin Xinjiang në Kinë sikurse edhe zgjerimin e sanksioneve ndaj atyre që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj ujgurëve./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve