Foto:Marco Rubio
Shtetet e Bashkuara po "presin miratimin përfundimtar të Iranit" për çështjen bërthamore përpara se të finalizojnë marrëveshjen për t'i dhënë fund luftës, deklaroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, gjatë një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve.
"Do të ishte e pamundur të nënshkruhej një marrëveshje që nuk trajtonte uraniumin e pasuruar shumë", tha Rubio, duke shtuar se disa muaj më parë, Irani "refuzoi të diskutonte" programin e tij bërthamor, por çështja tani është "trajtuar qartë" në dokumentet e draftit.
Rubio shtoi se "ne nuk kemi marrë ende miratimin përfundimtar prej tyre, të paktën deri më sot në mëngjes".
Lajmi kryesor:
SHBA sulmon ishullin Qeshm në Iran! Dronë iranianë në Kuvajt, 1 i vdekur! Trump: Do të doja të takoja Khamenein/10 viktima nga bombardimet izraelite në Bejrut






