Ruçi i përgjigjet Fisher: Lufta 
Nacional Çlirimtare, jo luftë civile

Ruçi i përgjigjet Fisher: Lufta <br />Nacional Çlirimtare, jo luftë civile
FIER - “Askush nuk mund të errësojë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe t’a etiketojë atë si një luftë civile. Me këtë luftë Shqipëria u vendos në krah të fituesëve dhe nga kjo luftë ne shqiptarët jemi këtu në këtë 70 vjetor dhe jo një Republikë e shtatë e ish Jugosllavisë”.

Kështu u shpreh mes të tjerash Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Gramos Ruci, gjatë homazheve që ai dhe deputetët e mazhorancës kryen në varrezat e dëshmorëve të rrethit Fier.

“Sot pas 70 vjetësh ndodhemi para një paradoksi të madh, vetë shqiptarët, segmente të caktuara, biles flasin edhe në emër të sovranit, vënë në diskutim luftën. Dikush thotë që nuk ka pasur luftë. Pra 100 mijë italianët dhe 70 mijë gjermanët erdhën për xhiro në Shqipëri, për të bërë plazh apo ku e di unë se çfarë sipas tyre.

Kur vetë italianët dhe gjermanët i kanë kërkuar gjithë kombeve si pushtues të Luftës së Dytë Botërore falje morale, politike dhe dëmshpërblime materiale për të gjitha këto që ka shkaktuar. Kurse ca çakej të bashkëpunëtorëve të nazizmit dhe fashizmit sot vënë në pikëpyetje luftën, disa të tjerë e quajnë dhe luftë civile”, deklaroi Ruçi.

Lidhur me mos pjesëmarrjen e opozitës në këtë ngjarje të shënuar, Ruci por edhe deputeti i LSI për qarkun Fier, Robert Bitri do ta etiketonin këtë si një shkelje të rëndë kushtetuese në mos nderimin e datave historike dhe kombëtare.

ruci
ruci

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë