Ruçi letër mirënjohjeje kongresmenit të SHBA-së Eliot Engel: Jeni mbrojtës i madh dhe i shquar i çështjeve të shqiptarëve për më shumë se tri dekada

Ruçi letër mirënjohjeje kongresmenit të SHBA-së Eliot Engel: Jeni mbrojtës i madh dhe i shquar i çështjeve të shqiptarëve për më shumë se tri dekada

Gramoz Ruçi dhe Eliot Engel

Kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër mirënjohjeje Eliot Engel, ish Kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, me ikjen e ti.

Ruçi, në letrën e tij shprehet se Eliot është një mbrojtës i madh dhe i shquar i çështjeve të shqiptarëve për më shumë se 3 dekada dhe se populli shqiptar e ka vlerësuar shumë dhe do të vazhdojë ta vlerësojë.

“Ju do të vazhdoni t’u shërbeni me të njëjtin përkushtim bashkëpunimit tonë dypalësh, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mundësojë njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Letra e plotë e Gramoz Ruçit:

“Ju shpreh përgëzimet dhe mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale për dekadat e shërbimit Tuaj me përkushtim të jashtëzakonshëm në Dhomën e Përfaqësuesve, në Kongres dhe në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mbështetjen e zhvillimit, ruajtjen e paqes dhe inkurajimin e përpjekjeve të kombeve për liri, demokraci, siguri dhe mirëqenie. Populli shqiptar ka vlerësuar dhe do të vazhdojë të vlerësojë në personalitetin Tuaj mbrojtësin e pashoq të çështjeve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada. Jam i bindur se edhe pas përfundimit të shërbimit Tuaj në Komitetin për Çështjet e Jashtme dhe Dhomën e Përfaqësuesve, Ju do të vazhdoni t’u shërbeni me të njëjtin përkushtim bashkëpunimit tonë dypalësh, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mundësojë njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion