Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi me anë të një letre kanë uruar homologun e tij malazez Brajovic për Ditën e Sovranitetit. Ruçi thotë se kjo është një arritje historike e popullit malazez, që ishte shteti i 27 i pavaruar i botës në vitin 1878. Më tej kryetari i kuvendit deklaron se Shqipëria dhe Mali i Zi po forcojnë marrëdhëniet dita ditës, ndërkohë që të dy vendet po synojnë të hyjnë në BE.
“Me rastin e 13 korrikut, 142-vjetorit të Ditës së Sovranitetit të Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta. Njohja e Malit të Zi si shteti i 27-të i pavarur i botës më 1878, ishte një arritje e madhe popullit malazez dhe çeli rrugën e sovranitetit dhe konsolidimit të shtetit të ri, të zhvillimit dhe mirëqenies së popullit malazez.
Republika e Malit të Zi është sot një vend fqinj, mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh janë shumë të mira dhe po zgjerohen e forcohen dita-ditës.
Aktualisht. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në procesin e negociatave të pranimit me Bashkimin Europian. Të dy vendet tona janë në rrugën e drejtë të përpjekjeve për t’u pranuar në familjen europiane. Përparimi i vendeve tona në rrugëtimin europian është një kontribut edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe një tregues se rajoni ynë është pjesë integrale e qytetërimit europian dhe një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian.
Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të rifillojë së shpejti dhe më lejoni të përsëris ftesën time dhe t’Ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Ju.”, shkruan Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në letrën e urimit drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajović.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor, 15:17
-
I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, vizitë në Malin e Zi: Mbështesim reformat në sundimin e ligjit
20 Nëntor, 15:45
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Ish-kryeministri malazez Abazoviç viziton Ramën në studion e tij: Edi, padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore!
19 Nëntor, 18:55
-
680 mijë euro po hynin në Shqipëri të fshehura në dyert e makinës, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari! Furgoni hyri nga Mali i Zi (EMRI + VIDEO)
15 Nëntor, 11:47
-
Java Kulturore e Malit të Zi! Arti dhe tradita bashkohen në një festë të vërtetë kulturore në datat 7 me 12 Nëntor
5 Nëntor, 20:30
-
Komisioni Evropian miraton planin e rritjes, BE nis së shpejti pagesat! 6 miliard euro për Ballkanin Perëndimor
23 Tetor, 15:26
-
KE për Planin e Rritjes 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë. Ja vendi që do përfitojë më shumë dhe sa merr Shqipëria
20 Tetor, 17:34
-
Aksident i rëndë në Malin e Zi, humbet jetën çifti shqiptar nga Peja! U përplasën me një tjetër makinë
20 Tetor, 16:24
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
U-19/ Shqipëria triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi
11 Tetor, 16:36