Ruçi, uron udhëheqësit e rinj të Kongresit amerikan: Shqipëria, krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me SHBA

Ruçi, uron udhëheqësit e rinj të Kongresit amerikan: Shqipëria, krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me SHBA

Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u ka dërguar letra urimi udhëheqësve të rinj të zgjedhur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Senatorit  Mitch McConnell, Kryetar i Grupit Republikan të Senatit; Senatorit James E. Risch, Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit; Senatorit Charles E. Schumer, Kryetar i Grupit Demokrat të Senatit; Senatorit Robert Menendez, Kryetar i Grupit Demokrat në Komitetin për Çështjet e Jashtme të Senatit; Përfaqësuesit Gregory Ë. Meeks, Kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Steny Hoyer, Kryetar i Grupit Demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve;  Përfaqësuesit Kevin McCarthy, Kryetar i Grupit Republikan në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësues Michael McCaul, Kryetar i Grupit Republikan në Komitetin për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pasi i uron për zgjedhjen apo rizgjedhjen në detyrat e larta në Senat dhe Dhomën e Përfaqesuesve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizon se “Shqipëria është krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një Amerikë më e fortë është garanci për një botë më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë.”

Kryetari Ruçi shpreh gjithashtu bindjen se nën lidershipin e udhëheqësve të rinj, “Kongresi i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të kontribojë në mbështetje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe ShBA, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mundësojë njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë