Rudina Dembacaj: Konkurenca nuk më bën përshtypje, Al Pazar-in se konsideroj fare si rival

Ka vetëm pak muaj që emisionin e saj “Mos i fol shoferit” e ka zhvendosur në studio çdo të shtunë në mbrëmje duke konkuruar për audiencë me disa nga spektaklet më të famshëm të humorit që transmetohen në të njëjtën fashë orari por në ekrane të ndryshme televizive. E megjithatë aktores së mirënjohur të humorit Rudina Dembacaj duket se konkurenca nuk i bën aspak përshtypje.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”  në Report TV si e ftuara e parë speciale e këtij viti, Dembacaj tha se ndjen që ka hyrë fuqishëm në tregun mediatik sa i përket zhanrit të argëtimit.

Unë kam një të mirë që nuk krahasohem asnjëherë dhe konkurenca nuk më bën fare përshtypje. Unë shoh drejtë dhe para, e së shpejti, madje mendoj që tashmë kam hyrë në treg fuqishëm duke konkuruar edhe televizionet e mëdha. Do vazhdoj të mos dorëzohem në asnjë moment duke u përshtatur pak edhe me tregun, sepse nuk është e lehtë.

Rudina Dembacaj, Aktore

Por e pyetur se kë konsideron si rivalë për audiencë pasi emisioni i saj “Mos i fol shoferit” transmetohet në Ora Neës në të njëjtën kohë me spektakle si Duplex, “Xing me Ermalin”, Al Pazar apo “Shiko kush luan”, Dembacaj u shpreh se ka respekt për shumë prej kolegëve të saj, të cilët natyrisht që i konsideron konkurentë, ndërsa Al Pazar-in spektaklin e humorit që dikur drejtonte bashkë me Agron Llakaj në Vizion Plus, as që e konsideron fare. 

Unë kam shumë respekt për kolegët e mi të Duplex-it, Visjan Ukcenaj, Eglein Laknorin, Albano Bogdon dhe Jul Dedën, ata janë shumë mirë sidomos tani në TV Klan kanë më shumë audiencë, është problem i Vizion Plus-it që nuk diti ti mbante. Por edhe në Top Channel duke patur shumë të ftuar, është Flor Binaj, aktori im i preferuar i humorit ndaj nuk kam si të mos e konsideroj. Edhe Mamaqi ka shikueshmërinë e vet, ndërsa atë tjetrin nuk e konsideroj fare (AlPazar-in).

Rudina Dembacaj, Aktore

Dembacaj shkoi dhe më tej duke thënë se shumë njerëz nuk e shohin më “Al Pazar-in” që pasi ajo u largua prej programit, ku ishte edhe bashkë themeluese.

Vizion Plus nuk kishte fare lidhje me largimin tim, marrëdhënia ime ishte e drejtpërdrejtë me Al Pazar-in. Unë jam një nga themelueset e atij spektakli dhe mendoj që kishte frymë qytetare kur kam qenë unë. Unë Al Pazar-in e kam ndjekur vetëm puntatën e parë pasi nuk kam qenë unë pastaj s’kam ndjekur asgjë dhe nuk kam dëgjuar të flitet për të. Kam një sodisfaksion kur dëgjoj njerëzit kur thonë – Që kur ke ikur ti nuk e shohim më. Dhe kjo është shumë e vërtetë. Jam e bindur që ai spektakël kishte komplet frymën time sepse Llakaj ishte shumë i zgjuar dhe ma besonte mua sepse e dinte që jam e talentuar dhe kam nuhatje. Pastaj ika unë e nuk e di çfarë është bërë më, por nuk e konsideroj si konkurent.

Rudina Dembacaj, Aktore

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hakunamatata: 01/01/2019 12:48

    Cfare "modestie" reflekton.Kujtoja qe ka ikur ne Amerike tash disa vite,por kjo paska nje emision te vetin ne TV?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë

Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë