Rudina Dembacaj përlot shoqen e saj: Dua që vajza ime të bëhet si ajo (VIDEO)

Ishte ftuar në studion e mëngjesit “Rreze Dielli” për të folur mbi jetën e saj si aktore, por edhe është surprizuar, e për pasojë është përlotur. Alesia Xhemalaj, aktorja e re në moshë e cila është bërë e njohur me pjesëmarrjen në shfaqjen “Boeing boeing” nuk e mendonte se gjatë emisionit do të kishtë një videomesazh nga shoqja e saj Rudina Dembacaj. Kjo e fundit përveçse komplimentoi Xhemalajn si aktore, tha se e donte dhe e vlerësonte shumë, e madje do të donte që edhe vajza e saj Viktoria kur të rritej të bëhej si ajo.

"Së pari dua të flas për Alesian si aktore. Është shumë e përkushtuar dhe punon shumë, shumë, shumë. Kam bindjen që do jetë një aktore super e madhe. PËr Alesian si shoqe është fat I madh ta kesh në jetë sepse thotë gjithmonë të vërtetën, nuk paragjykon asnjëherë, nuk lëndon asnjëherë, por është shumë e kujdesshme duke thënë të vërtetëtn. Unë do doja shumë që kur Viktoria të rritej të bëhej si Alesia, për mua do ishte fat.", ka thënë Rudina Dembacaj gjatë videomesazhit drejtuat Alesia Xhemalajt

Rudina Dembacaj dhe Alesia Xhemalaj

Alesia Xhemalaj në studion e "Rreze Dielli"

67/2
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut