Hajdari: Basha me ushtrinë e tij të vdekur, opozita e përçarë, duhet unitet për negociatat

Kryetarja e grupit Demokrat në parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ishte mjaft e ashpër me liderin e PD-së, Lulzim Basha. Pas kritikave ndaj qeverisë, vajza e Azem Hajdarit sulmoi Bashën që e cilësoi kryetar në tentativë që shkoi në Angli, e cila po del nga BE-ja, i shoqëruar nga një delegacion që kishte në përbërje sipas saj 'delegatë të një ushtrie të vdekur'. Ajo kërkoi unitet mes shumicës dhe opozitës për negociatat.

"Mendoj se shërimi i këtyre plagëve është anëtarësimi në BE, reforma në drejtësi, fuqizimi i bizneseve. Ajo që kam parë është një përpjekje e dështuar e të gjithëve. Marrëveshje që kanë përfunduar në bllokim, duhet të kemi një konsensus. Duhet të kemi unitet për të dërguar Shqipërinë përpara, këto janë munguar, të gjithë palët kanë luftuar për veten dhe kur janë ulur në tryezë nuk kanë qenë të besuar prë publikuan. Kam pasur vizita në tre vende, Gjermania, Franca dhe Holanda, jam takuar me zyrtarë të lartë dhe parlamentarë dhe do të doja që të shprehja me ju se cfarë u tha në këto takime. Më duhet të them se arroganca që mbizotëron në sjelljen e qeverisë si brenda dhe jashtë po dëmton Shqipërinë. Ndodhemi në një moment të vështirë për Europën dhe Shqipërinë dhe qeveria sillet arrogante me homologët tregon se ata nuk duan një bashkëpunim.

Edhe opozita nuk po e ndihmon këtë rrugëtim. Në një anë kemi një kryetar në tentativë që jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE-ja por shoqërohet nga disa delegatë të një ushtrie të vdekur, që nuk përfaëqsojnë asnjë dhe nuk ka në delegacionin e tij asnjë i ri. Pse nuk shprehim qartë vullnetin e shqiptarëve për t'u integruar. Celja e negociatave nuk është anëtarësim, por thellim i përgjegjësisë sonë. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë që nuk ka arritur që të kapërcejë konfliktet ndërpartiake. Mungesa për të arritur një konsensus tregon se jemi përballë disa politikanëve që nuk përfaqësojnë vullnetin e të gjithë vendit. Opozita e përcarë dhe gjysma e saj është jashtë parlamentit. E kam të vështirë para tyre që të shpjegoj që opozita është jashtë parlamentit. Duke ndenjur në rrugë nuk vjen ndryshimi, duhet të shpalosim një alternativë që do të mbushë mendjen e botës që ne jemi në gjendje të unifikohemi dhe se vendosim në radhë të parë interesin e vendit
" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Balla i përgjigjet Metës për drejtësinë/ Hajdari: Basha dhe ushtria e tij e vdekur...duhet unitet për negociatat


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen