Rudina Hajdari homazhe te varri i Adem Jasharit, mesazhe politikës: T'i nderojmë duke punuar fort që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë drejt Europës

Deputetja Rudina Hajdari e ka nisur vizitën e saj në Kosovë duke nderuar sakrificën e familjes Jashari, ndërsa ka vizituar kompleksin memorial të tyre.

Në një postim në rrjete sociale ajo shkruan se duhet të nderojmë veprën e Kryekomandantit të UÇK Adem Jashari, që dha jetën për lirinë e Kosovës.

Sipas saj detyra e politikanëve është që ta nderojnë veprën e tyre, jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës.

"Nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të!  E nisa vizitën time në Kosovë duke nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të Kryekomandantit të UÇK Adem Jasharit, të cilët dhanë jetën në përpjekjen e tyre për ti dhënë lirinë e pavarësinë Kosovës.

Heronjë  si Adem Jashari nuk i kanë munguar kombit shqiptar në vite e kurrë nuk do i mungojnë, por detyra e jonë është që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort përditë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës, drejt mirëqënies, drejt ndërtimit të shtetit ligjor, drejt luftës pa kompromis kundër korrupsionit.  Nderim heronjve të lirisë", shkruan ajo.

Gjatë vizitës së saj Hajdari do të ketë disa takime me politikanë atje dhe me grupin e grave deputete të Kuvendit të Kosovës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tonin: 07/12/2020 19:05

    a e di ti moj vajze qe kur adem jashari luftonte azem hajdari i shiste naft jugosllavis qe makineria vrasese te mos ndalej,mos u tallni me heronjt e vertet,se sot veshtir te gjesh budallenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar