TIRANE-Rudina Hajdari ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozicioni i saj si nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas qëndrimeve kundër linjës së partisë.
Deputetja demokrate e përgëzon Osmanin për qëndrimet si një grua me parime të forta. Hajdari shprehet se e kaloi në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave.
"Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj. Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.
Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit. Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese" shkruan Hajdari.