Rudina Magjistari në qiell të shtatë
sjell në jetë Mian: Faleminderit Zot

Rudina Magjistari në qiell të shtatë<br />sjell në jetë Mian: Faleminderit Zot
Rudina Magjistari është ende mbi re nga gëzimi i madh që ka përjetuar ditët e fundit. Moderatorja ka sjellë në jetë fëmijën e parë, vogëlushen Mia si 'qershia mbi tortë' e dashurisë mes saj dhe sportistit Xhavit Bajrami.

Rudina lindi në mënyrë natyrale, në një spital privat dhe po e përjeton emocione shumë të mëdha. "Sa shumë mirënjohëse i jam jetës në këto momente! Ndjehem e përmbushur dhe e mbështjellë nga mrekullia e diçkaje sa e pabesueshme, aq edhe e bukur e madhështore, siç është krijimi dhe lindja e një fëmije.

Përvoja e ditës së djeshme do të më mbetet e paharrueshme", shkroi drejtuesja e emisionit të pasdites në Facebook. Ajo falënderoi të gjithë dashamirësit që e uruan, duke i bërë edhe ata pjesë të gëzimit. "Mbrëmë mezi më ka zënë gjumi... Eshtë vetëm fillimi i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Faleminderit Zot!" përfundoi Rudina.
rudina magjistari
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave