Kjo nuk është hera e parë kur moderatorja e emisionit të pasdites Rudina Magjistari është vënë në qendër të kritikave nga fansat. Këtë herë shkak është bërë veshja e saj në emision dhe si rrallë herë aju u është kundërpërgjigjur akuzave.
Moderatorja kishte veshur një fustan ngjyrë të verdhë me një rrip të zi në mes.
Me sa duket ka pasur një detaj që fansave nuk u ka pëlqyer aspak, ndaj dhe nuk kanë reshtur në komentet e tyre. “Të lutem hiqi getat dhe këpucët sepse nuk përputhen as me fustanin dhe as me ty”, i thotë një vajzë në komentin e saj.
Ndërsa Rudina i ka kthyer këtë përgjigje: “E dashur, mos kujto se unë e një departament i tërë, që kuron veshjet e mia, nuk e dinë këtë. Shëndeti është i pari, pastaj veshja” i kundërpërgjigjet moderatorja.