SHKODER - Borxhi që kompania, CEZ-Shpërndarje i ka Korporatës ElektroEnergjetike Shqiptare (KESH), ka bërë që kjo e fundit të mos paguajë dëmshpërblimet e zonave të përmbyrura të Nënshkodrës.

Konfirmimi erdhi nga ministri i Bujqësisë Genc Ruli, i cili ndër të tjera theskoi se deshmpërblimi është një detyrim që nuk shuhet.

“Dëmshpërblimet siç ua kam premtuar edhe herë të tjera banorëve të zonës, kryesisht atyre të Nënshkodrës të cilët kanë pasur dhe dëmet. Ato janë një faturë që duhej të mbulohej nga KESH-i dhe sigurisht për situatën jo normale që është zhvilluar në sektorin energjetik, problematika që ka pasur CEZ-i, borxhet që ka krijuar CEZ ndaj KESH –it. KESH-i ka qenë në pamundësi këtë vit për të siguruar dëmshpërblimin. Urojmë që KESH ta mbylli këtë dimër duke furnizuar popullatën me energjinë e nevojshme”, u shpreh Ruli.

Ministri i Bujqesise ka inspektuar dy argjinaturat e përfunduara, projekte të këtij dikasteri, të cilët krijojnë një mbrojtje për fshatin Bërdicë në komunën me të njëjtin emër, si dhe në Oblikë, komuna Ana e Malit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)