Report tv ka siguruar detaje të reja nga droga e kapur dje në Sarandë, ku policia bllokoi në Qafën e Gjashtës një "Rulot", i cili drejtohej nga një turist italian. Agjentët dyshonin se në këtë automjet po transportohej lëndë narkotike dhe për këtë shkak e kanë shoqëruar në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner.
Ndërkohë sot nga verifikimet rezultoi se brenda në mjetin "Rulot", ndodhej një sasi prej 363 kg hashash, e cila u sekuestrua nga policia. Sipas burimeve për Report tv rezultoi se janë bllokuar 97 kg drogë e përpunuar “çokollatë”.
Hashashi ishte paketuar në 321 pako. Ndërsa droga e përpunuar ‘çokollatë’ ishte e paketuar në 94 pako. Ndërkohë sot u arrestua dhe shoqëruesja e turistit italian, Dominga Silvestri.