RUMANI - Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan ditën e dielë në Rumani, koalicioni i qendrës së majtë i kryeminsitrit Victor Ponti fitoi bindshëm ndaj presidentit rumun Traian Basescu. Por ky rezultat mund të përkeqësojë konfliktin e lindur mes dy lidërve që prej disa muajsh.
Koalicioni i qendrës së majtë në pushtet në Rumani ka fituar shumicën e votave për zgjedhjet parlamentare. Rezultatet e zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën treguan se kandidatët e Aleacës Bashkimi Social Demokrat i udhëhequr nga kryeminstri Victor Ponta fituan me 57 % në disa rajone të Rumanisë, duke lenë prapa me 19% Partinë Demokrate Liberale të qendrës së djathtë të presidentit rumun Traian Basescu.
Ky rezultat konsiderohet si humbje e rëndë për Basescu.
“Kjo është një fitore e qartë për regjimin e presidentit Basescu”,- tha aleati më i afërt i kryeministrit rumun, kreu i Partisë Nacional-liberale, Crin Antonescu që aktualisht është edhe kryetari i Parlamentit rumun.
Zgjedhjet e djeshme ishin prova e parë elektorale e Pontas, që nga formimi i qeverisë së tij në muajin maj. Qeveria paraprake e qendrës së djathtë u detyrua të japë dorheqjen pas një sërë protestash publike, ku kundërshtoheshin masat e rrepta të kursimit.
Gjatë kësaj kohe, kreu i qeverisë Ponta dhe presidenti Basescu kanë treguar se janë armiq të betuar që kur qeveria u përpoq të shkarkojë kreun e shtetit korrikun e kaluar.
Kështu pritet që kreu i shtetit rumun mund t'i kërkojë dikujt tjetër të formojë Qeverinë dhe ka bërë të qartë se do të përdorë pushtetin e tij për të caktuar një kryeministër për interesat kombëtare.
Në qoftëse kandidati i presidentit për kryeministër nuk do të marrë votëbesimin, parlamenti rumun rrezikon shpërbërjen e tij. Por çdo situatë mbi jostabilitetin politik në vend do të dëmtonte ekonominë e vendit dhe negociatat e huasë prej 20 miliardë eurosh me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Rumania u antarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2007 dhe ndodhet nën monitorimin e Brukselit për shkak të problemeve me pavarësinë e Gjyqësorit, ndikimit politik në institucione dhe korrupsionit.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com