RUMANI-Kanë hyrë në ditën e 13-të protestat në Rumani, ku disa mijëra protestues kërkojnë largimin e qeverisë të cilën e akuzojnë se është duke penguar luftën kundër korrupsionit në vend.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, pavarësisht temperaturave të ulëta rreth disa mijëra protestues vazhdojnë protestat në Bukuresht.

Ndërkohë rreth 20 persona të tjerë kanë marrë pjesë edhe në protestat e zhvilluara në qytet të tjera të vendit.

Shkak i nisjes së protestave është bërë një dekret i qeverisë për lirimin nga burgu i zyrtarëve të cilët ishin dënuar për korrupsion.

Si pasojë e protestave dekreti është anuluar dhe gjithashtu ka dhënë dorëheqjen edhe ministri i Drejtësisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com