BUKURESHT- Kryeministri rumun, Victor Ponta dorëzoi sot zyrtarisht kandidaturën e tij për president në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe deklaroi se kërkonte të ndryshonte profilin e kryetarit të shtetit dhe t'u jepte fund 25 viteve tranzicion nga diktatura në demokraci për të krijuar kështu një shoqëri të konsoliduar.
"Unë shpresoj dhe uroj t'u jap fund 25 viteve tranzicion nga diktatura në demokraci për të krijuar kështu një shoqëri të konsoliduar", deklaroi Ponta.
"Këto janë dy shtyllat e programit tim presidencial", shtoi ai.
"Unë kërkoj që ne t'i bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme shoqërisë rumune. Unë do të ndryshoj profilin presidencial nga një gjenerues krizash në një përfaqësues të denjë të interesit publik si edhe një ndërmjetës i dialogut mes kategorive të ndryshme sociale dhe shtetit. Ne kemi nevojë për unitet", theksoi kryeministri Ponta.
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të zhvillohen më 16 nëntor./ATSH/