Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, pas emërimit të kryeministrit të vendit ka shpallur edhe anëtarët e kabinetit qeverisës.

Ajo që bie në sy është se ekonomistja dhe politikania myslimane, Sevil Shhaideh, është emëruar zëvendëskryeministre dhe ministre e Zhvillimi Rajonal.

Shhaideh ishte kandidatura e parë që u bë nga Partia Social Demokrate për postin e kryeministrit, por kandidatura e saj u refuzuar nga presidenti.

Në rast se kandidatura e saj do të ishte pranuar nga presidenti i vendit, Sevil Shhaideh, do të ishte e para grua dhe myslimane që do të mbante postin e kryeministrit në historinë e Rumanisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com