Rumani, përfundon kriza politike,
emërohet kryeministri i ri

Rumani, përfundon kriza politike,<br />emërohet kryeministri i ri
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka emëruar  si kryeministër të ri të vendit 43-vjeçarin, Sorin Grindeaun, duke i dhënë kështu fund krizës politike në vend.

Grindeaun është një anëtarë i partisë social-demokrate, e cila fitoi zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe kryetarë  i Këshillit Bashkiak të provincës Timis.

Presidenti e ka ngarkuar 43-vjeçarin për të formuar qeverinë e re të vendit, ndërkohë që mandati i tij si kryeministër duhet të marri edhe miratimin e parlamentit.

Kreu i shtetit rumun, Iohannis, më herët kishte refuzuar të pranonte kandidaturën e ekonomistes dhe politikanes, Sevil Shhaideh, e cila nëse do të kishte marrë aprovimin e presidentit për kryeministre, do të ishte bërë femra e parë myslimane që do të mbante atë post në historinë e Rumanisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot