Rumani,pas presionit të protestuesve
jep dorëheqjen ministri i drejtësisë

Rumani,pas presionit të protestuesve<br />jep dorëheqjen ministri i drejtësisë
Pas presionit të protestuesve, ministri i drejtësisë në Rumani Florin Iordache ka dhënë dorëheqjen.
 
Ndërsa qeveria tërhoqi ligjin që falte zyrtarët e korruptuar manifestestuesit, vijuan protestat duke kërkuar dorëheqjen e qeveisë vecanërsisht të ministrit të drejtësisë i cili ishte nismëtar i ligjit që falte zyratët e korruptuar.
 
“ Vendosa të jap dorëheqjen si ministër drejtësie, faleminderit’ u shpreh ai pas mbledhjes së qeverisë duke shtuar se të gjitha nismat e ndërmarra prej tij ishin ligjore dhe kushtetuese.
 
“Që kur erdha në këtë detyrë, kam vepruar në mënyrë ligjore për të përmirësuar disa cështje sensitive. Draft propozimet u nisën nga ministria e drejtësisë dhe tashmë janë në parlament. Pavarësisht të gjithave opinion publik nuk i konsideron të mjaftueshme dhe si pasojë unë jap dorëheqjen” u shpreh ministri. 

Redaksia Online
(B.K/e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital