BUKURESHT- Presidenti Traian Basesku i ka mbijetuar referendumit për shkarkimin e tij që u mbajt më herët ditën e sotme. Byroja zgjedhore e Rumanisë llogariti pjesëmarrjen në 45.92%, e cila është nën 50% e nevojshme për të bërë rezultatin e vlefshëm.

Presidenti Basesku, i cili u pezullua nga parlamenti më 6 korrik, i kishte kërkuar përkrahësve të tij për të bojkotuar votimin në referendum.

Qeveria e qendrës së majtë e kishte akuzuar presidentin së ka shkelur Kushtetutën duke tejkaluar autoritetin e tij në çështjet e biznesit dhe çështjet ligjore në vend dhe për ndërhyrje në punët e qeverisë.
(b.m/shqiptarja.com)