RUMANI, Prokurori i përgjithshëm
Tiberiu Nitu jep dorëheqjen për korrupsion

Prokurori i përgjithshëm i Rumanisë, Tiberiu Nitu dha sot pasdite dorëheqjen, njoftoi agjencia zyrtare rumune e lajmeve, AGERPRES.

Edhe pse raporti i Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit i Komisionit Evropian vlerëson rezultatet e punës sime si prokuror i përgjithshëm, emri dhe posti që unë përfaqësoj janë bashkëshoqëruar me një situatë që mund të ndikojë në imazhin e institucionit që drejtoj dhe për këtë kam vendosur – në shenjë përgjegjësie dhe nderi – të jap dorëheqjen nga pozicioni i prokurorit të përgjithshëm”, thuhet në deklaratën për shtyp të Nitus.

Direktorati Kombëtar rumun Antikorrupsion e akuzon Tiberiu Nitun për përfitim abuziv të eskortës policore, në një çështje kriminale kundër ish-ministrit të Brendshëm, Gabriel Oprea. ATSH


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën