Rumani, protesta kundër amnistisë:
shpëton politikanët e korruptua

Rumani, protesta kundër amnistisë:<br />shpëton politikanët e korruptua
Ministri rumun i Biznesit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Florin Jianu dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj qëndrimit të qeverisë socialdemokrate mbi korrupsionin duke e konsideruar etik vendimin e tij.

Në faqen e tij në “Facebook”, ministri shpjegoi se po dorëhiqet pasi nuk dëshiron t’i tregojë fëmijës së tij se është një burracak që pajtohet me diçka në të cilën nuk beson

““Ndërgjegjia ime është e pastër sa i përket pjesës profesionale por e marr këtë vendim për fëmijët e mi. Si do t’i shoh në sy fëmijët e mi dhe cfarë do tu them kur vitet të kalojnë” shkruan ministri
                                     
Rumania është përfshirë nga një valë  e fortë protestash, pasi qytetarët dënojnë vendimin e qeverisë e cila ka vendosur të nënshkruajë një amnisti për rastet e korrupsionit.

Këta janë demostratat më të fuqishme në vend që prej revolucionit të vitit 1989.

Dhjetërat mijëra protestues kërkojnë që parlamenti të bllokojë dekretin i cili shpëton politikanët e korruptuar nga drejtësia.

Ndryshimi në ligj parashikon se do të konsiderohet krim në rastet kur dëmi financiar është deri në 44000 euro.

Qeveria po ashtu parashikon të amnistojë  edhe ata persona që janë dënuar me 5 vite burg për krime të lehta, të përgjysmojë dënimin për ata që kanë fëmijë të vegjël, gratë shtatzëna, dhe të dënuarit mbi 60 vjec.

Kritikët vlerësojnë se një ligj i tillë do të ndalte luftën e qeverisë rumune në betejën kundra korrupsionit, për të cilën është vlerësuar nga uniteti ndërkomëbtar.

Në përgjigje të protestave, qeveria ka mbrojtur vendimet  e saj duke thënë se këto plane do të sjellin ndryshime në  kodin penal në përputhje me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese ,do të lehtësojnë mbipopullimin e burgjeve si dhe  mosmarrëveshjet me figura të larta gjyqësore.

Ngjarjet e fundit në Rumani po vërehen me shqetësim edhe nga komuniteti europian.

Presidenti i Komisionit Europian Juncker dhe zvpresidenti Timmermans i dërguan një mesazh Bukureshtit:’ Lufta kundër korrupsionit duhet të ecë përpara jo të kthehet mbrapa. Ne po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Rumani”, thuhet në deklaratë.

Prej kohësh Komisioni Europian është duke monitoruar sistemin e drejtësisë në Rumani.


  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje