Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër planit të qeverisë për të liruar 3 mijë të dënuar nga burgjet, të cilët sipas opozitës janë dënuar për korrupsion.
Protestat kanë shpërthyer në Bukuresht, por edhe në qytetet e tjera, ndërkohë që mësohet se në mes të protestuesve në kryeqytet ka qenë edhe presidentu rumun, Klaus Iohannis, i cili në zgjedhjet e 2014, prej të cilave fitoi mandatin presidencial është zotuar për një luftë të ashpër ndaj korrupsionit.
Ndërkohë kryeministri Sorin Grindeanu, ka deklaruar se kjo amnisti po bëhet për të lehtësuar sistemin e burgjeve i cili është i mbipopulluar.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e tij politik e kanë akuzuar se është duke u përpjekur për të liruar të dënuarit për korrupsion.
Ndërkohë që opozita ka kërkuar diskutimin e kësaj amnistie në parlament, kryeministri ka vendosur ta zbatojë atë nëpërmjet dekreteve urgjente duke anashkaluar kështu nevojën për firmën e presidentit Iohannis, i cili ka mbajtur qëndrim kundër kësaj amnistie.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com