Rumani, protestuesit nuk ndalen
deri në dorëheqjen e qeverisë

Rumani, protestuesit nuk ndalen<br />deri në dorëheqjen e qeverisë
Vijojnë protestat në Rumani e tashmë manifestuesit janë zhvendosur në pallatin presidencial ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë pavarsisht se kjo e fundit iu bind thirrjeve të tyre për të tërhequr ligjin i cili parashikonte faljen për zyrtarët e korruptuar.

Por qytetarët nuk janë të kënaqur ata kërkojnë largimin e qeverisë.

Ndërsa presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis u shpreh se shumica e rumunëve besojnë se vendi është duke shkuar në një rrugë të gabuar dhe se vendi ka nevojë për një qeveri transparente.

Pas shpërthimit të protestave i vetmi i cili u dorëhoq ishte ministri i tregtisë ndërsa kryeministri Sorin Grindeanu u shpreh se do të marrë parasysh shkarkimin Ministrit të Drejtësisë Florin Iordache sic dhe u kërkua nga partia opozitare.

Ndonëse vendi është përfshirë nga protestat prej një jave manifestuesit duken të bindur në kërkesën e tyre ndërsa opozita mohon  përfshirjen në organizimin e manifestimeve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato