Vijojnë trazirat në Rumani.

Parlamenti rumun votoi të hënën mbrëma që të mbahet një referendum për mbështetjen publike në luftën kundër korrupsionit, por rumunët vazhdojnë protestat kundër qeverise.

Ata u mblodhën sërish në sheshin qendror të kryeqytetit Bukuresht,ndërsa kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

310 deputetët votuan në favor të referendumit të propozuar nga presidenti Klaus Iohannis, por është e paqartë se cila do të jetë pyetja që do t’u drejtohet votuesve.

Referendumi shihet si mënyre per te nxitur luftën kundër korrupsionit, si edhe nje nga kërkesat e përsëritura nga BE per Rumaninë.

Prej dy javësh rumunët manifestojnë në protesta të cilat janë më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit.

Reagimin e qytetarëve e shkaktoi miratimi i nje dekreti qe amnistonte zyrtarët e dënuar per korrupsion, ndonëse qeveria e tërhoqi me pas atë.

Pavarsisht dorëheqjes së ministrit të drejtësisë dhe atij të tregtisë protestuesit janë të vendosur, ata kërkojnë largimin e qeverisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja .com