Rumani, qytetarët në protestë kundër
amnistisë për rastet e korrupsionit

Rumani, qytetarët në protestë kundër<br />amnistisë për rastet e korrupsionit
Me mijëra qytetarë kanë protestuar në Bukuresht pasi kërkojnë që qeveria të dorëhiqet pasi kjo e fundit miratoi amnistinë për rastet e korrupsionit.

Manifetuesit i konsiderojnë politikanët hajdutë dhe tradhëtarë.

Ndërsa shumë prej tyre i shohin këto masa si hapa mbrapa në reformat anti-kushtetuese të ndërmarra në vitet e fundit.

Amnistia përfshin edhe falje për personat të dënuar me më pak se 5 vite për krime jo të rënda.

Disa politikanë kryesorë janë nën hetime apo në gjyq të akuzuar për abuzim të pushtetit - duke përfshirë liderin e Social Demokratëve dhe kryetarin e dhomës së ulët Liviu Dragnea.

Kundërshtarët thonë se nga ndryshimet në ligj do të përfitojnë kryesisht figura publike.

Rumania është shteti më i madh i Ballkanit, nga pikëpamja demografike, ekonomike, politike, anëtari më i rëndësishëm i BE-së dhe NATO-s në rajon.

Por dy janë problemet me të cilat përballet vendi:pabarazitë sociale dhe  korrupsioni në nivele të larta.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje