Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, përmes një deklarate ka njoftuar se nuk e pranon kandidaturën e Sevil Shhaideh, për kryeministre .

”I kam analizuar si duhet argumetat pro dhe kundër për pranimin e kandidaturës dhe kam vendosur të mos ta pranoj”, është shprehur Iohanis.

Sevil Shhaideh, ishte kandidatura e Partisë Social-Demokrate, e cila ka fituar zgjedhjet parlamentare e 11 dhjetorit në Rumani.

Presidenti u ka bërë thirrje Social-Demokratëve që të propozojnë një kandidaturë tjetër për kryeministër të vendit.

Nëse Shhaideh do të zgjidhej si kryeministre e Rumanisë, do të ishte femra e parë  dhe myslimane në historinë e këtij vendi që do të qëndronte në këtë pozicion të lartë shtetëror.

Presidenti ende nuk ka dhënë një arsye për mos pranimin e kandidaturës së Shhaideh, e cila ka shërbyer edhe si ministre për një periudhë 6 mujore në Rumani.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com