Me mijëra persona janë mbledhur në Bukuresht në natën e tretë të protestave kundër dekretit të qeverisë, i cili nëse aprovohet do të lirojë disa dhjetëra zyrtarë të dënuar me burg për korrupsion.
Kryeministri i vendit, Sorin Grindeanu, ka deklaruar se dekreti nuk do të tërhiqet, por presidenti është shprehur se kjo çështje do të shkojë në gjykatë.
Kritikët e këtij dekreti shprehen se nëse aprovohet, do të jetë një hap shumë i madh mbrapa për Rumaninë në luftën kundër korrupsionit, që prej hyrjes në BE, në 2007.
Më shumë se 200 mijë persona kanë protestuar gjatë ditës së mërkurë në të gjithë vendin, duke e shndërruar këtë protestë në më të madhen në vend që pas rënies së regjimit komunist më 1989.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com