Rumania me trupa shtesë për KFOR-in në Kosovë

Rumania me trupa shtesë për KFOR-in në Kosovë

Ushtarë të KFOR

NATO-ja tha të shtunën se më shumë se 130 trupa nga Rumania u janë bashkuar forcave paqeruajtëse të KFOR-it, si pjesë e përforcimeve që pasuan situatën e krijuar pas një sulmi mbi policinë e Kosovës në veri në fund të muajit të kaluar.

Aleanca autorizoi forca shtesë pasi një grup i armatosur sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator në fshatin Bannjskë në veri, duke vrarë një oficer policie dhe plagosur një tjetër. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve të asaj dite që nxitën shqetësimin për qëndrueshmërinë në rajon.

Tashmë 200 trupa britanike u janë bashkuar rreth 4 mijë e 500 forcave paqeruajtëse që ndodhen në Kosovë, të cilat thanë se kanë trefishuar patrullimet përgjatë kufirit me Serbinë.

Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit dhe zyrtarët në Prishtinë kanë paralajmëruar mbi rreziqet nga përsëritja e sulmeve të dhunshme nga siç thuhet “strukturat kriminale të Serbisë”, ngjashëm me sulmin e 24 shtatorit.

Beogradi zyrtar ka mohuar çfarëdo lidhje me grupin e armatosur duke paralajmëruar ndjekjen penale të ish zyrtarit lokal serb Milan Radoiçiç i cili mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Serbisë bashkëpunim të pa kusht në hetimin e sulmit, ndërsa ngulin këmbë që palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të një marrëveshjeje që është arritur në Bruksel dhe në Ohër më herët gjatë këtij viti./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nordiku: 14/10/2023 14:57

    Romanian troops in North Kosovo? Do they know that Kosova is independent?!!! They still do not recognise Kosova as independent state. Nato should send, Greek, Spanish, Slovakian, Cyprus troops. Ah nearly forgot some Russian troops if Putin have some spare old be great.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë