Rumania në krizë, Rey Manaj
kalon zyrtarisht te Frosinone

Rumania në krizë, Rey Manaj<br />kalon zyrtarisht te Frosinone
Rumania, kundërshtari më i fortë në aspektin taktik i Shqipërisë në kampionatin Europian të Francës ndodhet në një moment të vështirë, pasi është përfshirë nga kaosi për shkak të problemeve të Federatës me klubin më të njohur Steuan e Bukureshtit.

Steaua e Bukureshtit ka bllokuar 6 lojtarët e saj të grumbullohen me Rumaninë për stërvitjen që po zhvillon në Antalia të Turqisë nga 25 janari deri në 6 shkurt.

Lojtarët që janë penguar janë Florin Nita, Paul Papp, Nikushor Stanciu, Alin Toshka, Mihai Pintilli dhe Adrian Popa.

Rey Manaj
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj zyrtarisht do të huazohet te  Frosinone deri në fund të sezonit. Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri si sulmuesit shqiptar, Jimmy Fontana. “Bashkë me Interin u vlerësua rruga më e mirë në shërbim të rritjes së Manajt.

Kalimi te Frosinone është një mundësi reale dhe e rëndësishme, por ne kemi kërkuar disa ditë kohë për ta vlerësuar me kujdes situatën”, ka deklaruar Fontana për Tg24Sport.

Shqipëri-Zvicër
Faqja zyrtare e UEFA-s vazhdon që t’i kushtojë rëndësi përballjeve të grupit A, jo vetëm për faktin që është Franca organizatore, por sepse do të ketë edhe një përballje shqiptarësh në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Përballja e vëllezërve Xhaka zë hapësirë të veçantë në shkrim, ndërsa përmendet edhe fakti që shumë futbollistë që aktualisht janë me kombëtaren shqiptare kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në Zvicrën pas formimit. Zvicra dhe Shqipëria në të kaluarën janë takuar gjashtë herë, ku helvetikët kanë pesë fitore dhe një barazim. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim