Rumania, voton sot për largimin
ose jo të presidentit Basesku

Rumania, voton sot për largimin<br />ose jo të presidentit Basesku
BUKURESHT-  Qytetarët rumun votojnë sot në një referendum për fajësinë e pretenduar nga qëndra e majtë kundrejt Presidentit Traian Basesku.

Presidenti rumun akuzohet për autoritarizëm të tepruar dhe se ka futur hundët në punët e qeverisë. Nga ana e tij Basesku i mohon këto akuza dhe njëkohësisht ka bërë përpjekje që ky referendum të bojkotohet. Sipas ligjeve rumune të paktën gjysma elektoratit duhet të votojë që të legjitimojë këtë akuzë. Sipas BBC-së referendumi është nja nga përleshjet më të ashpra politike që pas hyrjes se demokracisë në 1990.

Rezultati është i vështirë për tu parashikuar por pritet të ndikojë shumë në stabilitetin politik dhe ekonomik. Referendumi kundër Presidentit Basesku erdhi në një moment delikat kur qeveria po finalizonte marrëveshjen për një hua ndihme nga FMN. Në të njëjtën kohë Basesku ka një ulje të imazhit edhe për faktin se mbështet masat shtrënguese të BE.

Sipas një sondazhi të paktën 65 përqind e elektoratit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Basesku. Të dhënat vijnë nga organizma të BE. Basesku i ka quajtur akuzat si një grusht shteti fillimisht por më vonë i zbuti tonet duke kërkuar nga rumunët që të bojkotonin këtë referendum. Në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet të cilat do të konfirmojnë ose jo fajësinë e Presidentit rumun nga ku varet edhe fati i vazhdimit të tij si President i Rumanisë.
(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot