TIRANE - Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili erdhi në Shqipëri për të mbështetur në fushatë kryeministrin Sali Berisha është shqetësuar “seriozisht” për portofolin e tij.

Pas një interviste të dhënë për TV Klan, në momentin që operatori po përpiqej të hiqte mikrofonin, pa dashje I mori dhe portafolin e tij.
Rumsfeld reagoi menjëherë: Oh, portofoli im! Ku e keni gjetur këtë (U thotë bashkëpunëtorëve duke iu referuar kameramanit të tv Klan)
 
Në siklet dhe i skuqur për xhestin e bërë pa dashje, kameramani I TV Klan kthen duke buzëqeshur portofolin, por ish sekretari amerikan i mbrojtjes, për pak “është dridhur”

Puna e tij me presidentin Bush dhe incidenti i orës së ish Presidentit amerikan në Fushë Krujë, duket se e ka bërë më të vëmendshëm zotin Rumsfeld, i cili falë zhdërvjelltësisë së tij , ka mundur të “shpëtojë” portafolin nga trupa e gazetarëve të Klanit.