TIRANË – Kur fushata zgjedhore hyn në javën e saj të fundit në Shqipëri mbërrin ish sekretari amerikan i mbrotjes Donald Ramsfeld. I ftuar nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu Rusmfeld mori pjesë sot paradite në një në një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj, ku ishin të pranishëm dhe kryeministri Berisha dhe ministri Mediu.
Më pas ish-Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Donald Rumsfeld u dokorua me "Udhërin e Flamurit" nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, "në mirënjohje dhe vlerësim të mbështetjes së madhe, që ai dhe SHBA kane dhënë për Ushtrinë Shqiptare dhe anëtaresimin e saj në NATO".
Për socialistët është një vizitë që ka lidhje me fushatën elektorale dhe ngrenë pikëpyetjen se sa mund të jetë fatura e kësaj vizite dhe nesë kjo pagesë ka lidhje me fondet publike.
Rumsfeld në ceremoninë e organizuar në hotel Sheraton vlerësoi se në këto 20 vite Shqipëria kaloi një periudhe te vështirë tranzicioni politik megjithatë ia doli me se miri dhe këtë e tregoi qarte edhe anëtarësimi i vendit ne NATO.
“Keni kaluar në një tranzicion shumë të vështirë, nga një sistem autoritar. Kam përshtypjen se çdo popull ka vështirësitë e tij, sikurse edhe SHBA-të. Kemi pasur luftë civile, revolucionare. Po të hedhesh një vështrim ne vendin tuaj, mbetem pa fjale për çka është arritur në 20 vjet.”- tha Rumsfeld.
Ai vlerësoi Berishën si aset i çmuar ndërsa Mediun e vlerësoi një djalë të ri.
“Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, t’ia kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri. Habitem sesi, në fakt unë javën tjetër bëhem gjysh, jam plakur”, tha Rumsfeld duke qeshur.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha falënderoi zotin Rumsfeld për mbështetjen qe i ka dhënë Shqipërisë ne rrugën e integrimit ne NATO, duke e cilësuar atë si promotor te paqes ne bote.
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld mbërriti dje në Tiranë. Vizita e tij filloi me dekorimin në Presidencë dhe më tej, me një bashkëbisedim për NATON dhe sfidat e saj, takim që do të zhvillohet sëbashku me kryeministrin Berisha. Mbasdite do të organizohet edhe një ceremoni e promovimit të librit të tij të botuar në shqip.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com