Sulmuesi i Manchester United, Runi ka shprehur hapur dëshirën për të qenë kapiteni i ri i ekipit të ‘Djajve të Kuq’. “ Do të më pëlqente shumë nëse do të isha unë kapiteni i ri i United” deklaroi ai. Por, sulmuesi është i ndërgjegjshëm që dëshira mundet që të mos realizohet, pasi konkurrenca me Van Persin është e forte.

Megjithatë Runi thotë se do të respektojë cdo vendim të trajnerit holandez. Në vazhdim Runi ka folur për edicionin e ri dhe skemat e trajnerit. “Sezoni i fundit nuk ishte i mirë, por kemi besim se do të rikthehemi më të fortë. Van Gal është një trajner i madh, ka sjellë një stil të ri loje, më pëlqen për sinqeritetin. Nëse ka diçka që nuk shkon në stërvitje ta thotë në sy, në të kundërt të vlerëson” përfundo i ai.



d.b.shqiptarja.com