Rupert Murdoch jep dorëheqjen si president i Fox and News Corp

Rupert Murdoch jep dorëheqjen si president i Fox and News Corp

Manjati, Rupert Murdoch, do japë dorëheqjen si president i mediave Fox dhe News Corp në nëntor të këtij viti dhe do të emërohet si kryetar i dy kompanive.

Vendin e tij si President i dy kompanive do ta zërë djali i tij, Lachlan Murdoch.

92-vjeçari në një intervistë për Wall Street Journal tha se gjithë jeta e tij ka qenë e angazhuar tek lajmet dhe idetë e ndryshme të tij, e cila nuk do të ndryshojë kurrë, raporton media italiane Ansa.

"Për të gjithë jetën time profesionale kam qenë i angazhuar çdo ditë me lajme dhe ide dhe kjo nuk do të ndryshojë. Por kjo është koha e duhur që unë të marr role të ndryshme”, tha Murdoch për stafin e Fox dhe Neës Corp të raportuar nga Wall Street Journal. 

Murdoch është një nga manjatët që revolucionarizuan industrinë e medias. Ai po largohet në një kohë kritike ku Fox dhe News Corp po kërkojnë të ripozicionohen për të ardhmen. 

"Bizneset tona janë në rregull. Mundësitë tona peshojnë më shumë se sfidat tona të biznesit. Ne kemi çdo arsye për të qenë optimistë për vitet e ardhshme", tha Murdoch.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë