Rusët nostalgjikë,shprehen se
Lenini ishte lider pozitiv

Rusët nostalgjikë,shprehen se<br />Lenini ishte lider pozitiv
Ndryshe nga mendimi që kishin krijuar një dekadë më para, shumë rusë kanë shprehur ide positive për liderin e revolucionit Bolshevik, Vladimir Lenin.

Këto informacione janë siguruar nga një sondazh të publikuar nga agjencia e pavarur, Levada.

Sondazhi, i cili është bërë publik më 19 prill, tregon se 56 për qind e rusëve besojnë se Lenini ka luajtur rol pozitiv në historinë e vendit, ndërkohë 22 për qind thonë se ai ka pasur rol negative, shkruan REL.

Gjatë viteve të fundit mendimet positive për Leninin janë rritur dukshëm, dhe nëse bëjmë një krahasim me një sondazh të vitit 2006, kjo rritje është për 40 për qind. Më 2006, 36 për qind e rusëve kishin deklaruar se Lenini kishte luajtur rol negative në historinë e vendit.

Në sondazhin e Levada, janë anketuar 1,600 persona në mbarë rusinë.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta