Rusët 'përçajnë' kabinetin Trump
Mattis e Pompeo: Kritika Moskës

Rusët 'përçajnë' kabinetin Trump<br />Mattis e Pompeo: Kritika Moskës
Rusia dhe çështja e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale amerikane duke se po përçan kabinetin Trump ende pa ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Dhe kundërshtia vjen pikërisht nga persona që shumë shpejt do të jenë në krye të sigurisë kombëtare.

Dy të nominuar për sigurinë kombëtare në administratën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara James Mattis dhe Mike Pompeo  kanë paralajmëruar se Rusia po bën përpjekje të përçajë institucionet amerikane dhe evropiane, ndërsa kanë mbështetur qasjen më agresive të inteligjencës dhe ushtrisë për t’iu kundërvënë Moskës.

Komentet e Mattis dhe  Pompeo, të nominuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, për të udhëhequr Pentagonin dhe CIA-n, janë në kundërshtim me retorikën e Trumpit gjatë fushatës parazgjedhore dhe pas zgjedhjes së tij më 8 nëntor.

Mattis dhe Pompeo i kanë bërë komentet në seanca të ndara dëgjimore në Senat. Të dy ata kanë kritikuar Rusinë, duke e cilësuar si aktor agresiv.Mattis, ish-gjeneral i

Korpusit të Marinës, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po bën përpjekje të prishë aleancën e NATO-s dhe se Uashingtoni duhet t’i kundërvihet sjelljes ruse.

Vetë Trump, i cili synon të përmirësojë lidhjet me Moskën, ka hedhur dyshime mbi gjetjet e inteligjencës, edhe pse, më 11 janar, ka pranuar se Rusia mund të qëndrojë pas sulmeve kibernetike.

Trump insiston se sulmet e tilla nuk kanë pasur ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.Rusia, në anën tjetër, ka mohuar që në nisje të kësaj çështjeje  përfshirjen në sulmet kibernetike.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!