Rusët bombardojnë spitalin onkologjik në Chernihiv

Rusët bombardojnë spitalin onkologjik në Chernihiv

Kryebashkiaku i Chernihiv tha se bombardimet ruse shkatërruan repartin onkologjik të një spitali në qytetin verior të Ukrainës, vetëm disa ditë pasi Rusia tha se do të "ulte në mënyrë drastike" sulmin e saj ushtarak në Kiev dhe Chernihiv.

"Disa predha goditën drejtpërdrejt spitalin rajonal dhe një nga ndërtesat e spitalit, në fakt njësia onkologjike, u shkatërrua plotësisht. Tre persona pësuan lëndime të rënda," tha kryebashkiaku Vladyslav Atroshenko për CNN.

Ai tha gjithashtu se nuk ka ujë apo energji elektrike dhe qyteti mund të ketë nevojë për ushqime dhe ilaçe brenda një jave. Furnizimet e vetme që vijnë po sigurohen nga ushtria dhe vullnetarët.

“Për momentin po kalojmë një katastrofë të plotë humanitare”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi