Kryebashkiaku i Chernihiv, Vladyslav Atroshenko, akuzon Rusinë për bombardimin e departamentit onkologjik të një spitali në qytetin verior të Ukrainës, pavarësisht premtimit të Kremlinit për të ulur në mënyrë drastike presionin ushtarak mbi Kiev dhe Chernihiv.

I intervistuar nga CNN, Atroshenko shpjegoi se "Disa plumba goditën drejtpërdrejt spitalin rajonal dhe një nga godinat e spitalit, saktësisht njësia e onkologjisë, u shkatërrua plotësisht. Tre persona u plagosën rëndë.


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit