
Guvernatori i rajonit të Mykolaiv, Vitaliy Kim, i cili i shpëtoi një atentati rus disa ditë më parë, njoftoi në mediat sociale se trupat ruse goditën qytetin e Mykolaiv, duke përdorur armë jokonvencionale.
‘Infrastruktura civile dhe mjekësore, duke përfshirë një spital për fëmijë, u godit nga ushtria ruse. Ka të vdekur dhe të plagosur, përfshirë edhe fëmijë’, shpjegoi ai: Viktimat do të ishin 11 dhe mes tyre ka edhe një fëmijë.
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus





