Rusët e ukrainasit ‘përmbysin’ tregun imobilar në Durrës, 2 mijë euro metri/katror te ‘Vollga’! Vendasit drejt periferisë

Tregu imobiliar në Durrës vitet e fundit ka pësuar një rritje konstante më të madhe se apartamentet e Tiranës, ku vlera për metër katrorë është rritur me 20% të paktën çdo vit në 4 vitet e fundit dhe pritet që ky të jetë vetëm fillimi.

Të blesh apartament në Durrës tashmë është kthyer në sfidë më vete për vendasit, pasi metri katrorë në qendër të qytetit ka arritur vlera të cilat variojnë nga 1500-2000 euro, por në disa raste edhe më shumë, ndërkohë që në vitin 2020, kjo zonë konsiderohej e shtrenjtë me një çmim 800-1000 euro për metër katrorë.

“3-4 vitet e fundit ka pasur rritje konstante, qendra e Durrësit 1100-1300 euro metri/katror shko 2 mijë euro Ura e Dajlanit deri në Qerret. Para 3 vitesh ishin 600 sot është 1 mijë euro në zonën e plazhit 1700 deri në 2 mijë metri katror. Kanë pasur një rritje qendra e Durrësit. Nga viti në vit 20 për qind, 70-80 për qind rritje. Ne qytetin tonë s’ka me hapësire për ndërtim, në Golem dhe Malin e Robit”, shprehet agjenti imobilar Florian Tahiri.

Përgjatë 4 viteve të fundit çmimet janë dyfishuar, thotë agjenti imobiliar, Florian Tahiri. Zonat e luksit duket se janë “Shëtitorja Vollga” në të cilën apartamentet duket se kanë kapur vlerat mesatare të 2000 eurove për metër katrorë, ndërsa zona e dytë më e shtrenjtë është qendra e qytetit e cila përkon me lagjet nr. 1, 4, 11 dhe zonat pranë tyre ku metri katrorë varion nga 1100-1500 euro krahasimisht me pak vite më parë ku mund të gjendeshin apartamente me vlerë 600-800 euro për metër katrorë.

Përtej zonave të luksiz, një tjetër “parcelë” shumë e kërkuar është dhe ajo e vijës bregdetare të plazhit të Durrësit, ku metri katrorë tashmë ka arritur çmimin rekord prej 1100-1300 euro, duke bërë që apartamentet të cilat 4 vite më parë bliheshin me vlera nga 20.000-40.000 euro, tashmë të kushtojnë mbi 100.000 euro.

Mungesa e sipërfaqeve të ndërtimit dhe përqendrimi i aktiviteteve ndër-institucionale, ka bërë që popullsia të kërkojë gjithnjë qendrën e qytetit, por tashmë rritja e çmimeve dhe zhvillimi i turizmit, ka ndryshuar krejtësisht kahun e blerësve. Polakët, çekët dhe italianët janë blerësit kryesor të apartamenteve vitet e fundit, por jo për të jetuar, por për t’i kthyer në apartamente të cilat jepen me qira ditore për turistët, duke zhvilluar më tej aktivitetin e biznesit për turizmin.

Marina Turistike ka qenë një faktor ndikues për qytetin e Durrësit, por gjithashtu ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, ndërtimi i trenit dhe investimet strategjike në Durrës, pritet të përmbysin më tej tregun e imobiliares, duke rritur çmimet në shifra më të larta në vijim dhe duke bërë që vendasit të jenë të detyruar të kërkojnë të blejnë apartamente në zona më periferike.

Tashmë prej kohës dhe periferia e qytetit është duke u zhvilluar, ku vetëm pak ditë më parë nisi dhe shpërndarja e 1000 apartamenteve për të prekurit nga tërmeti, në një lagje krejtësisht të re dhe me infrastrukturë e cila i paraprin një zgjerimi të mundshëm më tej të ndërtimit në këtë zonë.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/09/2024 04:21

    Te bleje nje huaj prone ne Shqiperi nuk ka asgje te keqe edhe shqipot ne emigracion kur kane mundesi blene ne vendet ku jane.Problemi ketu eshte tjeter.Matrapazet e spekulatoret qe betonizojne vendin e manipulojne cmimet e pasurive te patundeshme,po bejne nje loje te ndyre ne kurriz te te gjithe bleresve,vendas e te huaj,por me te demtuar dalin vendasit.Cfare ndodh? Kur vjen p.sh ukrainasi e shqiptari per X apartament,cmimet vendosen me ukrainasin ne mendje,se vertet dolem nga komunizmi te dy,por ukrainasi eshte me mire eko-financiarisht se shqipoja dhe eshte gati te paguaj cmim me te larte per nje apartament qe edhe pse nuk justifikohet nga infrastuktura,etj,prape shkon 2000 $/m2 dhe shqipoja i shkrete nuk e ble dot e perfundon ne periferi.I fituar del vetem matrapazi e spekulatori nga keto manipulime.Shteti duhet te nderhyje e t'i jape fund me dy nderhyrje te thjeshta:1-cmimi i apt.te justifikohet 100 % (edhe pse edhe ne kete rast do dalin ndertuesit e do ankohen per gjasme /rritje te kostos se materialeve te ndertimit e delegim kosto te bleresi/,etj),pra shteti te mos lejoje qe dhe ai ukrainasi te mashtrohet nga keta matrapaze dhe 2-bleresi vendas te kete prioritet ne shitje.Vetem keshtu mund te dale cmimi i vertete i aparatamenteve dhe tregu i ketyre pasurive /te ftohet/ pak.

    Përgjigju
    • Kallami: 19/09/2024 17:03

      Numri o qofte numri! Provo te blesh shtepi ne luksemburg ose shtepi Andorra Malta ka kuota o qofte e mbushur me leng partie! Shqipet me 2 mil banore Jan nje mize ne bote dhe europee me 100 mil banore o qoftw! Duhet kuota jo me shume sesa 1500-2000 blerje per secilin shtet ne vit , huazoni ligjin qe ka Malta me 2 mil banore

  • Andi: 18/09/2024 16:25

    E vertete dhe behet pastrim lekeu i paster nga Shtetasit Rus Ukrainas Bjellorus dhe gjetke, te cilet nuk paguajn as taksa asgje, vecmas kesaj zyra e Miragracionit vendore nuk merr asnje mase konkrete apo nuk e ndjek fenomenin, percevse kesaj ka bashkpunim te ngushte midis tyre .. verifikoni ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit

Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit